Policia e Kosovës ka gjetur gati 14 gramë kokainë mbrëmë në shtëpinë e një personi në Prizren.
Sipas raportit të Policisë, personi në fjalë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa i janë gjetur dhe konfiskuar edhe një peshore elektronike dhe dy telefona, përcjell arbresh.info.
Rasti ka ndodhur në rrugën Enver Hadri në këtë qytet.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Enver Hadri, Prizren 30.01.2023-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy qese plastike me 13.94 gr substance e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një peshore elektronike dhe 2 telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen