Arrestohet kosovari në aeroport, iu gjet një armë në valixhe

09:15 | 26 Nëntor 2020
A Z

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dje është arrestuar një kosovar, meqenëse në valixhe i është gjetur një armë harkore me gjashtë shigjeta.

Sipas Policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plot

Aeroporti Adem Jashari 25.11.2020 – 22:30. Nga zyrtarët doganor është vërejtur se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar kishte një armë harkore me gjashtë shigjeta 78 cm të cilat janë konfiskuar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme