Arrestohet i shumëkërkuari për një seri veprash penale, Fadil Ternova. Ndalimi i 27 vjeçarit, lindur dhe banues në fshatin Vajkal të Bulqizës u bë në orët e pasdites së sotme gjatë finalizimit të operacionit policor “Furtuna”.
Në operacionin për kapjen e tij morën pjesë forca të policisë Dibrës, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe forcat Speciale RENEA.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin penal nr.1410 dt.16.09.2015 ,ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës Dibër , e cila e ka dënuar me 9 vite, 10 muaj e 27 dite burg për veprat penale: “Vrasje me dashje e mbetur” e mbetur ne tentative” dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake”.
Policia bën me dije se “në momentin e kapjes këtij shtetasi iu gjet në brez dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë, ndërsa në banesë një kallashnikov.
Në njoftimin për mediat, policia thekson se shtetasi Fadil Ternova është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i proceduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale.
Po sipas bluve, ky shtetas dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda evidentuar në territorin e Bashkisë Bulqizë dhe po punohet për dokumentimin e tyre.
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4