Arrestohen 13 persona brenda një dite

09:41 | 12 Dhjetor 2016
M. A.

Policia e Kosovës ka raportuar se brenda 24 orëve të fundit në pranga kanë përfunduar 13 persona për vepra apo incidente të ndryshme.

Sipas policisë, për të gjitha arrestimet është informuar prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit 10 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, derisa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale