Tash e disa ditë qytetarët e Republikës së Kosovës po përballen me reduktime të shpeshta e të gjata, e ndërprerje të energjisë deri në nëntë (9) orë.
Siç po shihet njëherë për njëherë gjendja nuk është duke u përmirësuar, por mbetet e njëjta, raporton arbresh.info
Ankesa të shumta nga qytetarë të të gjitha qyteteve të Kosovës kanë mbërritur në adresën e arbresh.info, duke kërkuar shpjegim për këtë situatë.
Kësaj radhe në adresën e redaksisë sonë ka një ankese nga një kryeqytetas për ndërprerje të energjisë elektrike tash e tetë (8) orë.
Bëhet fjalë për A.M të lagjes Arbëria në Prishtinë. Ai thotë se janë bërë më shumë se tetë ore pa energji elektrike, e si pasojë e kësaj po kanë ftohët sepse nuk kanë me çka të ngrohen dhe kërkon një shpjegim nga njerëzit kompetent.
Ndryshe, KEDS gjatë ditës së djeshme njoftoi qytetarët se do të ketë reduktime të rrymës deri në një njoftim të radhës.
Lexo edhe: Nesër kthehen reduktimet e rrymës nga dy orë – Arbresh.info
Kurse sot, KEDS ka dalë me një njoftim të ri, ku bën të ditur se reduktime në të gjithë vendin do të vazhdojnë edhe për ditët në vijim.
“Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë, dhe nga ana tjetër faktorë të tjerë, sikurse mbingarkesat e sistemit elektro-energjetik dhe trendi i rritjes së shpejtë të konsumit, kanë bërë që kufizimet e planifikuara me energji elektrike për të gjithë konsumatorët të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri sa të marrim instruksione tjera nga KOSTT”, thuhet në njoftimin nga KEDS-i./arbresh.info/
Lexo edhe: Do të vazhdojnë reduktimet e energjisë elektrike, KEDS-i me njoftim të rëndësishëm – Arbresh.info
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...