“Arben Vitia nënshkroi diagnoza psikiatrike”

16:05 | 12 Maj 2020
M. A.

Pas më shumë se 3 orë ka përfunduar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.

Pas këtij takimi ku temë ishte diskutimi për shkëputje të hallkave të menaxhimit në këtë kohë të pandemisë para mediave ka folur Kryetarja e këtij Komisioni Albena Rashiti.

Duke treguar për shkeljet e njëpasnjëshme nga Ministria në këtë kohë pandemie Rashiti bëri të ditur se vetë Ministri Vitia ka nënshkruar dokumente të lëshuar nga qendra e karantinimit ku diagnoza është e dyshimtë.

“Komisioni parlamentar sapo përfundoj mbledhjen e radhës dhe kemi pasur të ftuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Qendra e Studenteve ku po bëhet karantinimi. Ne kemi kërkuar për përgjegjësit që kanë dhe nëse ka pas shkelje të procedurave. Neve na ka interesuar të dimë se si është bërë riatdhesimi i Kosovarëve nga vendet e ndryshme dhe pastaj menaxhimi deri të karantinim. Ne kuptuam se ne menaxhimin e kësaj hallke ka pas shkëputje dhe standarde të dyfishta për individ të caktuar jashtë kësaj qendre. Ne kemi kërkuar të dimë se pas Aeroportit si është bërë përcjellja e qytetarëve deri në karantinim. Afër 50% e të karentinuarve kanë qenë të sëmur dhe më shumë se gjysma e tyre paska pas arsye për tu larguar nga karantimi dhe kjo është shqetësues. Diskutuam edhe për 5 kriteret e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë të cilët shumë vonë vendosen që ti largojnë nga karantinimi personat e sëmur. Kërkuam përgjegjësi për vendimet ë lëshuar nga Ministria pasi që kanë bërë disa shkelje. Kemi marr dokumentacione dhe do të rishikojmë nëse ka pasur edhe shkelje të tjera. Ministri Vitia ka nënshkruar dokumente ku diagnozat janë të dyshimta të cilat janë lëshuar nga qendra e karantimit për disa persona./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale