Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu, do të shpërblehet me „Medaljen e Argjendtë“ të Fondacionit “Mérite Européen” për kontributin dhe angazhimin e tij të veçantë në kohë dhe situata të vështira, për një Evropë të bashkuar, duke korresponduar me moton e Fondacionit “Mérite Européen” për të çuar vendin e tij në rrugën e popujve të Evropës në liri, paqe dhe vëllazërim.
Për këtë angazhim, fondacioni “Mérite Européen“ do ta nderojë Ambasadorin Xhakaliu me “Medaljen e Argjend të Mérite Européen”.
Në letrën e dërguar nga Jacques Santer, Kryetar i Bordit të Fondacionit, ndër të tjera thuhet: “Ju përgëzoj shumë për këtë çmim. Evropa ka nevojë për aleatë si Ju, të cilët vazhdojnë të punojnë në zhvillimin e vetëdijes evropiane, sepse ky është një parakusht për projektimin e një kontinenti të lirë, demokratik dhe të bashkuar”.
Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet sot në përfaqësinë e Komisionit Evropian në Berlin.
Ndarja e çmimit do të bëhet në prani të Dr. Werner Langen, ish-ministër i Shtetit dhe deputet i Parlamentit Evropian, Dr. Christoph Konrad, President i Fondacionit “Merité Européen, Freundes und Förderkreis Deutschland”, Dr. Dr. h.c. Peter Spary, nënkryetar i Fondacionit “Merité Européen Deutschlan d”, dhe z. Michael Kühnel, përfaqësues i Komisionit Evropian në Gjermani.
Fondacioni “Fondation du Mérite Européen” është themeluar në vitin 1970 në Luksemburg nga François Visine, një zyrtar i lartë francez i NATO-s. Fondacioni është një organizatë jofitimprurëse me seli në Luksemburg, president nderi i së cilës është Kryeministri aktual i Dukatit të Madh të Luksemburgut. Kryetar i Bordit është Jacques Santer, ish Kryeministër i Dukatit të Madh, dhe ish President i Komisionit Evropian dhe Ministër i Shtetit (Ministre d’Etat). Misioni i Fondacionit është për të nxjerrë në pah punën dhe angazhimin e individëve për kontribute të veçanta në promovimin e idesë evropiane dhe për angazhimin e jashtëzakonshëm evropian.
“Fondation du Mérite Européen” i Luksemburgut përkrahet në Gjermani nga “Mérite Européen Freundes- und Förderkreis Deutschland e.V.“, e cila u themelua nga ish-Presidenti i Bundestagut gjerman zt . Kai-Uwe von Hassel në vitin 1995. “Mérite Européen Freundes- und Förderkreis” në Gjermani ka selinë në Sankt Augustin afër Bonit dhe është e akredituar si shoqatë jofitimprurëse pranë Bundestagut gjerman, e cila kujdeset në veçanti për përhapjen e idesë evropiane.
Medalja “Mérite Européen” ka një diametër prej 62 mm dhe peshon 110 g dhe është në ari dhe argjend. Çmimi nuk i dedikohet kryesisht vetëm personaliteteve të larta evropiane, por edhe personaliteteve të shquara, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre pa ndonjë “quid pro quo” kanë marrë merita për mirëkuptimin dypalësh në Evropë.
Deri më tani, edhe më shumë 145 personalitete të shquara gjermane kanë marrë këtë medalje prestigjioze. Ndërsa, me Medaljen e Artë janë dekoruar kryeministrja e Thüringen në Gjermani, Christine Lieberknecht, deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Elmar Brok, si dhe kryetari i Qytetit të Luksemburgut, P aul Helminger.
Në vitin 2010 – me rastin e 40 vjetorit të Fondacionit, u krijua një medalje e veçantë “Le Grand Collier”, si çmimi më i lartë, me të cilin u dekorua Lartësia e Tij, Duka i Madh Henri, i cili e pranoi atë në emër të të gjithë qytetarëve të Luksemburgut. Kryetarët e Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian dhe ish kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker janë dekoruar me këtë medalje, të cilin e ndan fondacioni./arbresh.info
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A
Prindër bëni mirë të hiqni dorë nga këto mite që keni për fë...
Zbulim shqetësues, bateritë e iPhone mund të fryhen në aerop...
Vdes 85-vjeçarja në Sarandë pasi bie nga ballkoni i katit të...