Ambasadori italian: Institucionet kosovare të sigurojnë zgjedhje transparente

12:28 | 13 Shkurt 2021
A Z

Ambasada italiane në Kosovë u bënë thirrje institucioneve të vendit që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare nesër gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme që pritet të mbahen në gjithë territorin e Kosovës.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, përmes një postimi në Twiter ka shkruar se do të përcjellin nga afër gjithë procesin zgjedhor të  14 shkurtit, shkruan arbresh.info.

“Nesër qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa presione politike, për të siguruar zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin. Ne do ta ndjekim procesin nga afër”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Ndryshe, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen të dielën, të drejt vote kanë mbi 1.7 milion qytetarë./arbrsh.info/

Të ngjashme