Sot Ministria e Drejtësisë shpalosi strategjinë dhe planin e veprimit për Rishikimin Funksional, e të cilin Ambasada amerikane në Kosovë e ka quajtur një moment historik i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë.
“Ne e nxisim qeverinë e re, sapo të formohet, të miratojë dokumentet përfundimtare dhe që institucionet përkatëse të Kosovës të zbatojnë plotësisht të gjitha rekomandimet”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ambasadës, shkruan Arbresh.info.
“ Përmes katër qeverive dhe katër ministrave, Ambasada ka qenë krenare që ka mbështetur këtë ndërmarrje masive. Sidoqoftë, ky nuk është fundi i këtij procesi. Ne e nxisim qeverinë e re, sapo të formohet, të miratojë dokumentet përfundimtare dhe që institucionet përkatëse të Kosovës të zbatojnë plotësisht të gjitha rekomandimet”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Tutje kjo amabasadë thotë se ky nuk është një proces politik, por i drejtuar nga institucionet e Kosovës.
“Reforma në drejtësi do të përfitojë të gjithë njerëzit në #Kosovë”, përfundon komunikata.
Today the Ministry of Justice unveiled the strategy and action plan for the Functional Review, an important milestone…
Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Monday, January 18, 2021
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran/ Uashingtoni akuza Teher...
Ruben Loftus-Cheek e ka thyer nofullën, pas lëndimit në ndes...
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas
Kosova forcon masat e sigurisë në pikëkalimet kufitare