Një ditë pas kërcënimeve që i janë bërë kryeministrit në detyrë Albin Kurti nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, një numër i shtuar i autoriteteve të sigurisë po e shoqërojnë atë në vizitën e tij në Mitrovicë.
Përpos policëve dhe mbrojtjes së afërt të kryeministrit në detyrë që kujdesen vazhdimisht për sigurinë e Kurtit këtë vizitë e ka përcjellë edhe një Njësit Special, njofton Klan Kosova.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Ekonomisë Rozeta Hajdari dhe Ministrin në detyrë të Financave Besnik Bislimi janë duke u takuar me menaxhmentin e “Trepçës”.
Ky takim nuk po ndodh brenda ambientit të “Trepçës”, por në një restorant që gjendet në Parkun Industrial të Mitrovicës ku i pranishëm është edhe kryetari i Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri.
Në ndërkohë, hyrja për në Parkun Industrial është e bllokuar nga ana e autoriteteve të cilët nuk e lejojnë që të futet askush që nuk ka autorizim me të cilin dëshmon se pse duhet të jetë në këtë vend ku po qëndron për vizitë kryeministri në detyrë Albin Kurti.


Solskjaer pran rikthimit të madh në “Old Trafford̶...
Numërohen të gjitha votat me kusht, VV i merr mbi 50% – këta...
Raportohet se Kurti është pajtuar ta propozojë Osmanin për p...
Besnik Krasniqi i jashtëzakonshëm, renditet në top pesë mbro...
Francë: Autoritetet paralajmërojnë për udhëtim të rrezikshëm...
Tetë nga filmat më emocionues që do të dalin në vitin 2026!