Aktivisti i shquar shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka thënë se kongresisti Ritiche Torres premton se do ta ndjekë rrugën e Eliot Engel, i cili u largua nga Capitol Hill pas 32 vjetësh në detyrë.
“Për çështjet shqiptare, kongresmeni Torres premton ta ndjekë rrugën e Eliot Engel”, ka shkruar Bajraktari.
On Albanian issues, congressman Torres promises to follow the path of
Eliot Engel. https://t.co/DMjtgwWqH8 @RitchieTorres @MelizaHaradinaj @vloracitaku @EBiberaj @besnik_tahiri @MarkGjonajNY @drcelaj pic.twitter.com/unWU5bTrV9— Harry Bajraktari (@HarryBajraktari) January 4, 2021
Paraprakisht, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka uruar për detyrën e re kongresistin Ritiche Torres, i cili do të zëvendësoj kongresistin Eliot Engel, i cili pas 32 viteve largohet nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.
“Bashkëbisedimi me të për rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm në politikën amerikane, si dhe për inkurajimin e madh e lidhjen e fortë me aktivistin e shquar të çështjes sonë kombëtare z.Harry Bajraktari, janë shpresë e madhe se miqtë e Kosovës në Amerikë nuk do të zvogëlohen asnjëherë, ashtu siç duan e shpresojnë kundërshtarët e Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj-Stublla.
Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për shen...
Tensione me Iranin, SHBA dislokon aeroplanë luftarakë në Por...
Moti sot i ftohtë në Kosovë
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash