Numri ku mund të adresoheni: 045 886 585
Sot me iniciativen e aktivistes Jeta Berisha, nga Prishtina së bashku me qytetarë të tjerë aktiv të shoqërisë civile, në Prishtinë, ka nisur aksioni humanitar në mbledhjen e të mirave materiale (ushqim, veshëmbathje etj.) per t’I ndihmuar familjet në nevojë në këto ditë jashtëzakonisht të ftohta dimri. Aksionit të aktivistes Berisha I është bashkangjitur menjëherë edhe Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala e cila ka vazhduar aksionin dhe është përgjegjëse për mbledhjen e të mirave materiale për rajonin e Pejës. Përvec komunës së Prishtinës dhe Pejës aksioni tashmë ka nisur edhe në qytetin e Mitrovicës ku të gjithë ata që deshirojne të kontribuojnë mund të kontaktojnë me përgjegjësen Sanela Sadikovic.
Rajoni I Prishitnës këtë aksion do ta ketë të hapur deri neser ( e hënë) në orën 17:00, ndërsa në Pejë dhe Mitrovicë aksioni për grumbullimin e ndihmave do të jetë I hapur deri të premten në orën 17:00
Të gjithë ju njerëz të vullnetit të mirë që dëshironi të kontribuoni sado pak me të mira materiale, tani është koha e duhur që bashkarisht t’I ndihmojmë këta persona që netet e ftohta ti kalojnë sa me lehtë.
Për tu bërë pjesë e këtij aksioni në këto tri qytete luteni të kontaktoni ne profilet e tyre zyrtare në facebook personat përgjegjës :
Jeta Berisha – për rajonin e Prishtinës
Elvana Shala – për rajonin e Pejës
Sanela Sadikovic – për rajonin e Mitrovicës
Numri ku mund të adresoheni: 045 886 585
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...