Janë lënduar tre persona si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën për në Vlashnje të Prizrenit.
Këtë e ka bërë të ditur për Arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:40.
Në këtë aksident janë të përfshirë dy vetura dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.
“Rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën për në Vlashnje, në Prizren. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe tre persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në Emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tutje ka bërë të ditur se policia si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje./Arbresh.info/
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...