Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të mërkurënnë kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase shqiptare.
Në aksident janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa të Shqipërisë, të cilat janë përplasur mes vete.
‘Autostrada Ibrahim Rugova / km-7 / 14.05.2025 – 13:00. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë e udhëtarëve me targa të Shqipërisë me drejtues meshkuj shtetas të Shqipërisë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport./Arbresh.info
Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Vene...
Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës
Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objektev...
Këshilla e Londrimit për Albën: Mos lejo që Ludo dhe Noti të...
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...