Një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoҫiklete ka ndodhur sot në rrugën rajonale Komoran-Drenas, ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një motoҫiklist.
Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim në Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 15:00, ka ndodhë një aksident trafiku në fshatin Zabel i Ulët. Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoҫikletë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën ngasësi i motoҫikletës L.K 17-vjeҫar” kanë thënë nga Zyra për Informim.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident tragjik./arbresh.info/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...