Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në fshatin Raushiq të Pejës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Raushiq të Pejës. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Katër persona me urgjencë janë dërguar në Spitalit Rajonal. Hetuesit policor të trafikut janë në vendngjarje”, ka thënë Rugova./Arbresh.info
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...