Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur pak më parë në rrugën Klinë-Pejë, konkretisht në fshatin Dollc.
Nga ky aksident është djegur vetura dhe gjysma e kombit.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 12:19, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dollc ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete – një kombi dhe një veturë. Vetura është djegur ndërsa kombi gjysma e tij është përfshirë nga flakët”, tha Gashi.
Gashi mes tjerash konfirmoi se ka të lënduar veçse ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve dhe çfarë lëndime kanë.
Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për shen...
Tensione me Iranin, SHBA dislokon aeroplanë luftarakë në Por...
Moti sot i ftohtë në Kosovë
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash