Raportet e Kosovës me aleatët e përhershëm nuk duhet të sfidohen asnjëherë. E kaluara na dëshmon se çdo veprim i pakoordinuar me ta, i ka kushtuar shume vendit dhe të ardhmes sonë.
“Në këto momente të rëndësishme dhe në këtë situatë të ndjeshme, i ftojmë të gjithë që të tregojmë maturi dhe të jemi të përgjegjshëm, ngase është në pyetje fati i Kosovës. AKR është e vendosur që veprimet politike dhe institucionale t`i ndërmerr gjithmonë në funksion të interesit të shtetit dhe në koordinim të plotë me SHBA-të dhe BE-në”, thuhet në komunikatën e AKR-së.
Paralajmërimet e SHBA-ve që lëvizjet e fundit politike rreth shfuqizimit të dhomave të specializuara, janë thika pas shpine për aleatin tonë historik, duhet të trajtohen seriozisht në funksion të një të ardhme të sigurt për shtetin dhe shoqërinë tonë. Në të kundërt mund të rrezikojmë të humbim gjithçka që kemi investuar në ndërtimin e shtetit tonë.
Lufta jonë për liri ka qenë e pastër dhe ne nuk i frikësohemi askujt, prandaj jemi të bindur se edhe kjo Gjykatë do ta dëshmojë pastërtinë dhe misionin liridashës të kësaj lufte.
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...