Aleanca Kosova e Re, me shqetësim të thellë ka marrë lajmin për arrestimin e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Z. Ramush Haradinaj, bazuar në një urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Duke marrë parasysh që urdhër-arrestet e lëshuara ndaj qytetarëve të Kosovës nga Qeveria Serbe, janë kryesisht të pabaza dhe të motivuara politikisht, Aleanca Kosova e Re kërkon nga Qeveria e Kosovës që të jetë më e përgjegjshme dhe të ndërmerr hapa të menjëhershëm për lirimin e z.Haradinaj.
AKR po ashtu i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, që të angazhohet konkretisht që rastet e tilla kur qytetarët e Kosovës arrestohen bazuar në fletë arrestet e Serbisë, të mos ndodhin më.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave