Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka votuar sot në komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale.
Jahjaga u bëri thirrje që qytetarët të dalin të votojnë në mënyrë që të investojnë në demokraci.
Postimi i plotë i saj:
Unë votova për Prishtinën që e dua, voto edhe ti!
Qytetarë të Republikës së Kosovës, sot keni mundësinë të zgjedhni kandidatët e juaj të preferuar për Kryetar Komune dhe Kuvend të Komunës. Investoni në demokracinë tonë dhe në të ardhmën që doni ta keni në cilëndo nga 38 komunat ku jetoni duke hedhur votën tuaj për kandidatët më të preferuar.
Gjatë fushatës zgjedhore, edhe pse të shkurtër për shkak të pandemisë Covid-19, keni pasur mundësinë të dëgjoni për planet dhe programet e atyre që garojnë në këto zgjedhje lokale.
JU vendosni se kujt ia besoni votën për të qeverisur komunën tuaj në katër vitet e ardhshme!
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...