Me ftesë të katër ministrave për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, të Belgjikës, Suedisë, Holandës dhe Danimarkës, njëherësh bashkë-organizatorë të Konferencës Ndërkombëtare të Brukselit, “She Decides”, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, po merr pjesë në këtë nismë.
Në kuadër të Konferencës “She Decides”, ministri Abrashi ka bashkëbiseduar me homologë të qeverive nga vende të ndryshme të botës, kryesues të organizatave ndërkombëtare të angazhuara në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave dhe vajzave, ku i ka informuar ata për planet e qeverisë dhe ministrisë në fuqizimin e grave në Republikën e Kosovës.
“She Decides” është platformë e ngritjes së fondeve me qëllim përkrahjen e vendeve në zhvillim, në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave dhe vajzave në lidhje me shëndetin maternal dhe në përgjithësi në planifikimin e të ardhmes së tyre.
Konferenca është mundësi e mirë e afirmimit të zhvillimeve politikëbërëse në fushën e shëndetit dhe fuqizimit të gruas të Republikës së Kosovës, dhe mundësi e rrjetëzimit me qeveri dhe organizata të specializuara, si dhe mundësi që Kosova të përfitojë nga kjo konferencë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...