Abrashi: 2017-ta sfidë për shërbimet sociale

15:02 | 31 Dhjetor 2016
M. A.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi në një konferencë të fundit për këtë vit ka treguar sukseset e Ministrisë që ai drejton

Por sukseseve, ai ka përmendur dhe sfidat që e presin Kosovën në vitin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

“Sfida më e madhe për vitin e ardhëm do të jenë shërbimet sociale. Do të punojmë që komunat e të gjithë Kosovës pasi ta pranojnë buxhetin e ndarë nga Qeveria, të kenë një grand specifik për shërbime sociale”, ka thënë Abrashi.

Ai gjithashtu ka treguar se për këtë çështje kanë pasur probleme me projektet dhe pamundësi të financave.

“Deri tani po harrnohemi me projekte e me mungesë të financave, mirëpo kjo do të rregullohet në vitin e ardhshëm me anë të grandeve”, ka thënë Abrashi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme