Abdullahu: Ultimatumet e Gjuriqit janë të dëmshme për komunitetin serb në Kosovë

19:25 | 27 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Ultimatumit të dhëna nga drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq për fillimin e Asociacionit menjëherë në fillim vitin 2017, i është kundërpërgjigjur Qeveria e Kosovës, duke thënë se këto ultimatume janë të dëshme si për Kosovën, ashtu edhe për vet komunitetin serb në Kosovë.

Këtë e tha për Indeksonline zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abullahu, duke shtuar se Asociacioni dhe gjithë proceset e tjera në Kosovës do ndodhin kur Qeveria të vendos, gjithmonë në pajtim me Kushtetutën.

“Ultimatumet e tilla janë jo vetëm jo serioze, por edhe të dëmshme për proceset integruese evropiane, dhe në rend të parë për vetë komunitetin serbë në Kosovës. Përndryshe ajo çfarë do ndodh dhe kur do të ndodh asociacioni dhe me procese të tjera në Kosovës vendos Qeveria e Kosovës, vendos Mustafa bazuar në ligjet dhe marrëveshjet  arritura duke mbetur besnik gjithmonë Kushtetueses  dhe interesave vitale vendit tonë”, ka shtuar më tej Abdullahu.

Sipas tij, këto ultimatume po bëhen edhe për disa arsye tjera.

“Ultimatumet e tilla janë përpjekje noshalante për të tërhequr vëmendjen nga atje ku ne si shtet dhe shoqëri po e përqendrojmë tash dy vite- në zhvillimin e prosperitet ekonomik për të gjithë qytetarët pa dallime dhe forcim të ligji dhe demokratizimit institucional në çdo cep të Kosovës”, tha Abudllahu.

Sipas tij, këto ultimatume gjithashtu janë të dëmshme si për Kosovën, ashtu edhe për vet komunitetin serb në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme Gjuriq ka kërkuar që të gjithë të zbatojnë marrëveshjen rreth Asociacionit, duke thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet menjëherë n fillim të 2017-ës

Shpërndaje në rrjete sociale