Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vazhduar fushatën elektorale në qytetin e Vushtrrisë.
Abdixhiku është zotuar se në qeverinë e tyre të ardhshme relacionet me SHBA-të do të jenë të shkëlqyeshme, të pathyeshme dhe të pazëvendësueshme, shkruan Arbresh.info
Para të pranishmëve ai ka thënë se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në Amerikë, dhe kërkesa e parë do të jetë Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm.
Postimi i tij:
Vushtrri, çka ke ba’ kështu?!
Palestra Sportive ‘Jeton Terrstena TOTA’ ishte e mbushur sonte si asnjëherë më parë! Mes mijëra mbështetësve nga Vushtrria, rigjetëm gjithë entuziazmin e munguar në kohë!
U zotova, në këtë përvjetor të Rugovës, se në Qeverinë tonë të ardhshme, relacionet tona me ShBA-të, si përherë, do të jenë të shkëlqyeshme, të pathyeshme dhe të pazëvendësueshme! Po ashtu zotohem se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në Amerikë, dhe kërkesa e parë do të jetë Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm.
“Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, e me miqësi të përhershme me ShBA-të” – ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe do të jetë misioni ynë nesër.
Dhe siç na ka mësuar shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, Ibrahim Rugova “Shtëpia nuk mbahet pa miq”, nga këtu ju them Zoti lartë, Amerika në tokë. Në tokën tonë, në Republikën tonë.
Koha jonë po vjen, ndryshimi është afër!
Xhafë, Rreze e Bashkim, ju lumtë e suksese!
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit