Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas përfundimit të takimit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në Ohër.
Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo gjendje pas kësaj marrëveshje është e pariparueshme.
Veprimin e Kurtit e quajti mashtrim dhe humbje te një mundësie historike.
“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtē u zhbënë”.
“Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndëruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më”, ka shkruar Abdixhiku./arbresh.info/
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...