Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbrojtur idenë e partisë së tij për krijimin e një qeverie tranzicionale, duke e cilësuar atë si një zgjidhje gjithëpërfshirëse për situatën e tanishme.
Abdixhiku ka pranuar se mund të mos jetë ideja më e mirë, por sipas tij, është e vetmja që ofron mundësi për një zgjidhje të gjerë.
Kreu i LDK-së ka kritikuar ashpër mënyrën e zhvillimit të seancave të Kuvendit, duke e quajtur situatën e krijuar një shfaqje pa kuptim. “
“Nuk është çështje protagonizmi. Iniciativën mund ta marrë edhe dikush tjetër, ne kemi hedhur një ide për tejkalimin e krizës. U mblodhën sërish pas 48 orëve për të përsëritur të njëjtin skenar dhe për t’u tallur me një vend të tërë”, tha ai.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...