Osmani thotë se nëpërmjet filmit, filmbërësit tanë po e tregojnë rrëfimin e Kosovës

14:00 | 23 Tetor 2021
A Z

Nën partionatin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, mbrëmë ishte dhënë premiera e filmit të suksesshëm kosovar “Zgjoi”.

Osmani shkruan se ishte nder dhe kënaqësi e veçantë që mbrëmë së bashku me ekipin e filmit “Zgjoi”, organizuan premierën e këtij filmi.

Sipas saj, historia e Kosovës po shndritet me gjurmë të suksesit.

Nder e kënaqësi e veçantë që mbrëmë së bashku me ekipin e filmit “Zgjoi”, organizuam premierën e filmit në Kosovën tonë.
Kur një histori dhimbjeje, frymëzimi, sakrifice, përkushtimi, humbjeje e triumfi siç është historia e znj. Fahrije Hoti dhe e grave të Krushës vjen nën interpretimin maestral të aktorëve tanë të jashtëzakonshëm në krye me Yllka Gashin, e shfaqet në ekran me profesionalizëm nën regjinë e një regjisoreje të shkëlqyeshme si Blerta Basholli – rezultati final s’mund të ishte asgjë më pak se sa një krijimtari artistike për ta pasur zili edhe bota.
Ditë pas dite, sukseset e kinematografisë sonë sa vijnë e bëhen më kolosale. Nëpërmjet filmit, filmbërësit tanë po e tregojnë rrëfimin e Kosovës, dhimbjet, vuajtjet, sfidat, sukseset, të arriturat, kulturën, mendësinë, zhvillimin dhe historinë tonë. Ata tashmë janë ambasadorët tanë, nëpërmjet të cilëve Kosova po hap kapituj të ri të lavdisë!
Ju faleminderit që historinë tonë po e shndrisni me gjurmë të suksesit. Ju priftë e mbara./arbresh.info/

Të ngjashme