Kapja e 9 kilogramë kokainë, reagon ministri Sveçla

14:04 | 8 Shtator 2021
A Z

Për kapjen e 9 kilogramë drogë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke thënë se Kosova nuk do të jetë as qendër e as transit i prodhimit apo shpërndarjes së drogës.

Sipas tij,  policia është e gatshme që të vendosë para drejtësisë të gjithë personat që janë pjesë apo edhe bashkëpunëtorë të krimit.

Postimi i plotë i tij:

Policia e Kosovës përveç angazhimit maksimal në respektim të masave Covid-19, vazhdon punën në luftimin e krimit të organizuar. Falë bashkëpunit me Doganën dhe Policinë e Shqipërisë, mbrëmë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë janë konfiskuar rreth 9 kilogram substancë narkotike të llojit kokainë. Lidhur me këtë, janë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe të njejtit tani gjinden në mbajtje.
Vazhdojmë të theksojmë që Kosova nuk do të jenë as qendër e as transit i prodhimit apo shpërndarjes së substancave të tilla. Qeveria e Kosovës mbetet e palëkundur në luftimin e krimit të organizuar dhe Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e gatshme, që të vendosë para drejtësisë të gjithë personat që janë pjesë apo bashkëpunëtor të krimit./arbresh.info/

Të ngjashme