Policia ka arrestuar dy të dyshuarit për vjedhje në një shtëpi në fshatin Mleqan të Malishevës.
Hajnat të cilët kanë depërtuar me forcë në brendinë e shtëpisë, kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme rreth 7 mijë euro.
Sipas policisë të njëjtit në ikje janë kapur nga banorët e fshatit.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Fsh. Mleqan, Malishevë 04.10.2021 – 20:30. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme rreth 7000 euro. Të njëjtit në ikje janë kapur nga banorët e fshatit, ndërsa si prova materiale u anë sekuestruar: një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, 1400€ par të gatshme dhe disa stoli ari. Afër vendit të ngjarjes është gjete një pistoletë me 3 fishekë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast nga të dyshuarit, një gëzhojë fisheku dhe disa stoli ari. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Kurti e pranon që ishte në Prekaz: Po mbrëmë kam qenë te bac...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...
Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të...