Kryeatri i AAK-së, Ramush Haradinaj për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka vizituar nënën Fatime nga Bardhoshi, e cila është 109 vjeçare.
Harandiaj thotë se duhet që të angazhohemi më shumë që gratë e Kosovës të gëzojnë vendin e merituar në shoqërinë tonë. Haradinaj deklaron se gratë kosovare historikisht kanë qenë shtyllë e familjes dhe kombit.

Për këtë vizitë lideri i AAK-së ka shkruar në rrjetin social Facebook:
“Isha në vizitë sot tek Nëna Fatime, 109 vjeçe nga Bardhoshi, e cila personifikon nënën dhe sakrificën, jetën dhe familjen.
Le të ngrejmë lart sot të gjitha arritjet e grave kosovare, sakrificën e rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluan ato, dhe kontributin e tyre të pamohueshëm për Kosovën.
Le të angazhohemi më tepër për të gjitha femrat që ende nuk gëzojnë vendin e merituar në familje e shoqëri, deri atje ku ajo nuk ka mundësi të shkollohet, të votojë, të zgjedhet, të drejtojë biznes, e të zhvillojë jetën e aktivitetin e saj pa dhunë e diskriminim.
Gruaja kosovare historikisht ka qenë shtyllë e familjes dhe kombit. Le t’a nderojmë dhe respektojmë çdo ditë atë. Kur vajzat dhe gratë kanë çasje në edukim e punë, familjet dhe shoqëria janë më produktive. Unë angazhohem pandërprerë për këtë qëllim.
Urime 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!”
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen