7 raste të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme në Kosovë

09:26 | 17 Tetor 2021
A Z

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës brenda familjes nëpër komuna të ndryshme.

Në raport thuhet se dy raste janë në Prishtinë, të tjerët në Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri dhe Zubin Potok.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Prishtinë 16.10.2021 – 06:36. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar (djali i bashkëshortes së tij) ka tentuar ta sulmoj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 15.10.2021 – 21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjilan 16.10.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 16.10.2021 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 16.10.2021 – 12:23. Viktima femër kosovare a raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Vushtrri 16.10.2021 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij me probleme shëndetësore, ka tentuar të sulmoj. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Zubin Potok 16.10.2021 – 11:100. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, ka shkaktuar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjeksorë në spitalin rajonal Mitrovicë. Rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/

 

 

Të ngjashme