Në vazhdën e takimeve në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar.
Duke qenë se Sllovenia mbanë kryesimin e radhës së Presidencës së Këshillit të BE-së, ministrja Gërvalla ka kërkuar përkrahjen e Sllovenisë për të shtyrë përpara agjendën evropiane të Kosovës.
Së bashku diskutuan për raportet dypalëshe, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, dhe folën për mundësinë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy vendeve.
Po ashtu në takim u diskutua për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë. Gërvalla sqaroi homologun e saj se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, dhe tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë.
Nga ana e tij kryediplomati slloven theksoi qëndrimin mbështetës të Sllovenisë karshi integrimit evropian të Kosovës./arbresh.info/
Katër vite luftë, Von der Leyen: Paqe sipas kushteve të Ukra...
Oda Ekonomike Britanike kërkon funksionalizimin e sektorit ...
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës