Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka raportuar sot në Komisionin për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë por pa praninë e deputetëve të opozitës, pasi herën e parë e lëshoi mbledhjen shkaku i përplasjes.
Në mbledhjen e Komisionit, Sveçla ishte i shoqëruar nga Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti gjë që shkaktoi kundërshtimin e kryetarit të Komisionit Bekë Berisha, i cili tha se ministrin e ka ftuar të raportojë i vetëm.
Për këtë ministri Sveçla ka reaguar në Facebook, duke thënë se punët dhe rezultatet konkrete do të kem vullnet e gadishmëri ti prezantoj në çdo kohë dhe në çdo rrethanë para çdokuj që e ka interesin ti dëgjojë por asnjëherë nuk do të jem pjesë e lojërave dhe skenareve të ulëta politike.
Postimi i plotë tij:
Vendimi i 20 shtatorit për vendosjen e reciprocitetit me targa me Serbinë i cili pasoi me Marrëveshjen e Brukselit është zbatuar dhe vazhdon të zbatohet me përpikmëri në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës dhe në të gjitha komunat e saj.
Për të gjitha zhvillimet dhe veprimet tona që nga marrja e vendimit deri te ekzekutimi i tij në hyrje/daljet e Kosovës, sot ishim ftuar për të raportuar në Komisionin Parlamentar për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe me gadishmëri të plotë i jemi përgjigjur Komisionit për raportim. Për ne si Ministri e Punëve të Brendshme ka qenë dhe vazhdon të mbetet prioritet llogaridhënia jo vetëm para deputetëve por edhe para qytetarëve ndaj të cilëve jam mirënjohës për përkrahjen dhe mbështetjen ndaj Policisë së Kosovës.
Puna e jashtëzakonshme dhe profesionale e Policisë së Kosovës për 13 ditë na ka bërë të gjithëve krenarë sepse 13 ditë kanë kaluar pa asnjë incident të vetëm. Të gjithë zyrtarët e Agjencive të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në nivelin më të lartë të detyrës në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe këtë po e bëjnë çdo ditë, në ndërkohë që reciprociteti vazhdon të zbatohet me përpikmëri.
Punët dhe rezultatet konkrete do të kem vullnet e gadishmëri ti prezantoj në çdo kohë dhe në çdo rrethanë para çdokuj që e ka interesin ti dëgjojë por asnjëherë nuk do të jem pjesë e lojërave dhe skenareve të ulëta politike./arbresh.info/
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...