Selmanaj i thotë Haxhiut mos fol gojë, pa nevojë

13:44 | 19 Nëntor 2021
A Z

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj i LDK-së, ka replikuar ashpër me ministren Albulena Haxhiu e cila ka folur për Ligjin për Provimin e Jurisprudencës.

Haxhiu akuzoi ministrin Tahiri se ka çuar lista mirëpo lidhur me këtë, hasi në kritika të ashpra nga opozita.

Driton Selmani, i tha ministres Haxhiu se në pushtet, nuk folet kështu, por nëse ka fakte, ato çohen në Prokurori.

“Kryetar, i ndjeri akademik, Mark Krasniqi e ka pasë një libër me titull ‘Mos fol gojë, pa nevojë’, dhe kam përshtypje se më së shumti i shkon kësaj ministre, s’po e përmendi. Thotë unë kam informata që Komisioni paraprak me listë kush me shku aty. Pa Aleksandër Lumezin dhe Fejzullah Hasanin s’ka mujtë asni listë me kalu, nëse ke lista coi more në Prokurori, Lumezi është hala kryeprokuror. Kush më garanton sot mu që ti s’e ke bo një listë edhe ia ke cu Komisionit? Unë muj me dyshu, po s’folet kështu”, tha Selmanaj.

Të ngjashme