Kurti: Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë

10:45 | 22 Shtator 2021
A Z

Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka dhënë detaje për aksionin në Veri, ai tha vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë.

Sipas tij, i vetmi person që do incidente është Vuçiq.

“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se Qeveria jonë gjatë këtyre gjashtë muajve ka marr rreth 260 vendime.

“Sot janë bërë 6 muaj prej kur është votuar qeveria jonë. Ne u bënë qeveri e ri në mesin e shumë problemeve qe ishin grumbulluar me dekada më e rëndësishmja sigurisht ishte situata me pandeminë. Sot i kemi siguruar 2.1 milion vaksina. Bazuar ne planin qe kishim gati 60 % e këtyre grupmoshave kanë një dozë, jemi gati për ta realizuar atë plane dhe gati për ta tejkaluar atë planë. Sot jemi të dytit në Ballkan duke lënë mbrapa 5 shtete. Gjatë këtyre javëve qe lamë pas varianti Delta na mori shumë jetë të më të dashurve tanë, ne emër te qeveris shpreh ngushëllimet më të thella. Kësaj pandemi po i vije fundi. Në këta 6 muaj kemi marr rreth 260 vendime”, tha Kurti/arbresh.info/

Të ngjashme