KEDS ka njoftuar se deri më tani nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në qendrat e votimit që mund të ndikonte në procesin zgjedhor.
Sipas njoftimit, gjendja e furnizimit me energji elektrike në qendrat e votimit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.
Njoftimi i plotë:
Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të raportuar të ndërprerjes së energjisë elektrike që ka mundur të ndikojë në procesin zgjedhor.
KEDS ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe ka bërë mobilizim maksimal për të mundësuar furnizim stabil për këto zgjedhje.
Nga Qendra e Thirrjes, raportohet se gjendja e furnizimit me energji elektrike në qendrat e votimit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.
Ekipet janë duke qëndruar në dispozicion për të intervenuar në rast se paraqitet nevoja./arbresh.info/
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas
Kosova forcon masat e sigurisë në pikëkalimet kufitare
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...