Bashkim Jashari nesër merr gradën Gjenerallejtënant

22:36 | 12 Dhjetor 2021
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.

Sipas njoftimit, ceremonia do të fillojë në ora 10:00 te Kabineti i Presidentes.

Ndryshe, presidentja  Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ditë më parë ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës. E gjithë kjo pas dorëheqjes së Gjenerallejtënant Rrahman Rama nga pozita e Komandantit të FSK-së, tashmë është emëruar komandanti i ri, Bashkim Jashari.

 

 

Të ngjashme