Një faqe serbe reagon pasi Policia dënoi shoferin i cili po lëvizte me targa të Serbisë pa stikersa në Prishtinë

13:56 | 30 Dhjetor 2021
A Z

Policia e Kosovës, ka identifikuar shoferin e veturës me targa nga Serbia, e cila po lëvizte pa vendosjen e stikersave në tablat, foton e të cilës a ka raportuar arbresh.info.

E për këtë ka reaguar një faqe serbe në Facebook, “Kosova dhe Metohia”, ku shkruan se kjo veturë e drejtuar nga një shqiptar nga Presheva, është gjobitur me 60 euro nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës ka gjobitur me 60€ një shqiptar nga Presheva sepse nuk kishte “ngjitëse” në targa me simbole kombëtare serbe”, thuhet në këtë faqe të Serbisë.

Kujtojmë se, marrëveshja e 4 tetorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur në Bruksel, për vendosjen e stikersave në tableta e automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas nuk po zbatohet nga të gjithë drejtuesit e veturave.

Në Kosovë shpesh shihen vetura me targa të Serbisë  që lëvizin në qytetet e Kosovës, pa mbuluar simbolet shtetërore./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Shoferi nga Serbia nuk vendos stikersat në tabelë, pastron nga balta pjesët ku shihen simbolet shtetërore

 

LEXO EDHE:

Shoferi nga Serbia nuk vendos stikersat në tabelë, pastron nga balta pjesët ku shihen simbolet shtetërore

 

Të ngjashme