30 ditë paraburgim për Murat Jasharin

17:57 | 14 Mars 2017
M. A.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Murat Jasharit, Avni Llumnicës si dhe arrest shtëpiak për Arsim Ibrahimi.

Emrush Kastrati, avokati mbrojtës i Murat Jashari thotë se s’ka bazë për këtë vepër penale. “Ne kemi kërkuar që të trajtohet në spitalin e psikiatrisë pasi nuk e ka gjendjen e mirë shëndetësore”, tha ai, transmeton arbresh.info.

Naim Rudari, mbrojtës i Avni Llumnisës thotë i akuzuari i tij ngarkohet me veprën penale të hakmarrje në ndihmë për të cilën nuk është argumentuar në prova të prokurorisë.

Ky vendim i gjykatës ka ardhur pas kërkesës së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha.

Ndërsa dy avokatët shprehën keqardhje për sulmin ndaj kolegut të tyre, avokatit Azem Vllasi./Arbresh.info.

17274409_10211814681703559_666511925_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme