Ndalja e nxemjes nga Termokosi, reagon ish-kryetari i Prishtinës

11:36 | 15 Dhjetor 2021
A Z

Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për ndaljen e furnizimit me ngrohje për qytetarët e Prishtinës nga Termokosi.

Ai ka thënë se është gabim të ndalet ngrohja pasi termokosi 25mW energji elektrike i kthen në 140mW termike.

Sipas tij, këshillat e qeverisë për kursim të rrymës s’kanë efekt.

Njoftimi i plotë:

1. Termokosi e paska ndal ngrohjen ia sepse nuk furnizohet me rrymë – kogjenerim nga KEK. Gabim – ngrohja duhet të jetë prioritet. Termokosi 25 mW energji elektrike o kthen në 140 mW termike. Edhe ka ngrohje edhe kursehet rrymë.
2. Këshillat e qeverisë për kursim të rrymës nuk kanë efekt në një vend me 1.7 milion banorë pa vetëdije kolektive për kursim. Kjo edhe dëshmohet nga Teoria e Lojës në Ekonomi. Fakti që çdo njeri mendon se kojshia nuk po kursen e humb motivin për me kursy vetë. Si aktivizmi ekologjik ku sado që disa aktivistë angazhohen për lumenjtë kemi shumë herë më shumë keqpërdorues. Atëherë ska as motiv për tu angazhuar.
3. Propozim – politikë më e mirë do ishte kjo – çdo ekonomi familjare që dëshmon se e ka ulur faturën për 30 përqind krahasuar me vitin e kaluar (mesatarja e dhjetorit, janarit, shkurtit dhe marsit) shtetj të ja paguaj faturën e rrymës (Deri në vlerë 100 euro). Atëherë motivi është financiar dhe targeton ata që
janë në gjenjdje më të rëndë ekonomiko sociale me pagesë të faturës së rrymës. Ndërsa do duhej shtrenjtuar konsumin mbi një nivel të caktuar të shpenzimit./arbresh.info/

Të ngjashme