Shqipëria mirëpret marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

14:20 | 30 Shtator 2021
A Z

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Xhaçka shkruan se Shqipëria është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Postimi i plotë i saj:

Shqipëria mirëpret marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë. Vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë për të ecur përpara në frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilit Shqipëria është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe./arbresh.info/

 

Të ngjashme