Aleanca Kosova e Re ka kërkuar rinumërim të votave në komunën e Prishtinës, pasi që sipas kandidatit të kësaj partie janë bërë manipulime me votat dhe disa personave u është abuzuar e drejta për të votuar, shkruan arbresh.info.
“Qytetarët e Prishtinës kanë treguar një kulturë të lartë në këto zgjedhje, po ashtu KQZ ka qenë mjaft e përkushtuar dhe vigjilente gjatë punës së saj.
Mirëpo disa gruapacione të ndryshme kanë bërë manipulime me votat e AKR-së.
KQZ ka shpallur votat e pa vlefshme 1 deri2 %. AKR kërkon rinumërim të plotë nga KQZ nga vendvotimet në Kryeqytet.
Na kanë dëmtuar mjaft shumë, prandaj kërkoj nga KQZ për të gjitha ato të mira që ka bërë deri më tani edhe kësaj here të qojë në rinumërim të votave.”
Ndërsa ai lajmëroi edhe ankesë në PZAP. Ai tregoi se për këtë çështje do të merren organet e rendit.
“Janë organet e rendit që do të merren më këto çështjet e keqpërdorimit të votave”, tha ai.
Mehmeti tregoi se nuk kanë marrë ndonjë ofertë bashkëpunimi për ndonjë koalicion të mundshëm.
“Nuk kemi pasur ndonjë ofertë pasi nuk janë shpallur ende rezultatet preliminare” tha ai. /arbresh.info/

Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...