Në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”, ende ka një numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët po trajtohen për Covid-19.
Në raportin 24-orësh të këtij spitali të datës 24 gusht thuhet se 52 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid. Nga ta 43 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 Pozitiv, 9 pacientë do të testohen.
Ndërkohë 28 pacientë janë me oksigjeno terapi si dhe 5 pacientë janë në CPAP maske.
Covid pozitiv aktiv janë: 6 mjekë,16 infermiere dhe 2 stafe mbështetës.
“Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”apelojnë nga Spitali./arbresh.info/
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
Haxhiu pret nesër në takim Begajn dhe nënkryetarin e Kuvendi...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin