265 afganë largohen nga Kosova drejt Kanadasë

15:06 | 8 Dhjetor 2021
A Z

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se edhe 265 afganë që ishin duke qëndruar në Kosovë, janë larguar drejt Kanadasë.

Këtë e ka bërë të ditur MPB-ja përmes një postimi në Facebook, ku kanë shkruar se ishte kënaqësi t’ju tregonim mikpritjen.

Postimi i plotë:

Sot ju uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada. Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tonë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme