Shpejtim Bulliqi është betuar sot për herë të dytë si kryetar i Komunën se Podujevës.
Ai shkruan se vullnetin dhe besimin e qytetarëve do ta shpaguajnë me punë të mira dhe me projekte të rëndësishme.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot, zyrtarisht u betova si Kryetar i Komunës së Podujevës. Emocion i veçantë, nder e përgjegjësi e jashtëzakonshme.
Ju betohem se vullnetin dhe besimin tuaj, do ta shpaguajmë me punë të mira e projekte të rëndësishme për komunën tonë.
Komuna e Podujevës do t’i mirëpres, dëgjojë e sigurojë bashkëpunim e bashkëveprim korrekt me të gjithë, pa asnjë dallim e diskriminim. Komuna është shtëpia jonë e përbashkët.
Andaj, ftoj të gjithë qytetarët padallim partie, të bëhemi bashkë, të punojmë shumë, ta forcojmë e zhvillojmë komunën tonë.
Na priftë e mbara./arbresh.info/
Juventusi publikon fanellën e katërt për sezonin aktual
PDK kërkoi rritjen e fondeve në mbështetje të ish-krerëve të...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Kusari-Lila nis procedurat për Projektligjin e çmimeve tavan...
Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe...
Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fus...