Kurti: Duhet të jemi të vëmendshëm për rreziqet që mund të nxis dëshpërimi i Putinit despotik

20:07 | 25 Prill 2022
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit në Prishtinë me zyrtarët e lartë amerikanë.

Ai tha se me delegacionin amerikan të udhëhequr nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried biseduan për thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendve.

Kurti kujtoi se Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, veprim ky i cili sipas Kurtit s’duhet mirëkuptuar.

Tutje, Kurti tha, se jemi të vëmendshëm për rreziqet që mund të nxis dëshpërimi i Putinit.

“Edhe sot folëm për sukseset e shtetit të Kosovës dhe rolin dhe kontributin e madh që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta japin në zhvillimin dhe demokratizimin e vendit tonë. Biseduam për arritjet e qeverisë sonë gjatë vitit të parë dhe rëndësinë e bashkëpunimit më të thelle në mes të dy vendeve tona, sidomos në fushën e ekonomisë, të mbrojtjes dhe të sigurisë”.

“Dje u bënë dy muaj prej që kur nisi invazioni dhe agresioni i pa provokuar dhe pa justifikuar i Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Kjo luftë që shumë liderë vendesh nuk e prisnin të ndodhnin, po zgjat shumë më gjatë se që agresori e priste të ndodhte. Derisa e mbështesim dhe e shohim me admirim rezistencën e popullit ukrainas, ne duhet të mbetemi të vëmendshëm për rreziqet që mund të nxis dëshpërimi i Putinit despotik”, tha Kurti në konferencë për media./arbresh.info/