Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka quajtur të papranueshëm arrestimin e pjesëtarit të FSK-së nga policia serbe.
Pacolli përmes një shkrimi në facebook ka thënë se sjellja e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës të komunitetit serb ka për qëllim ngjalljen e frikës dhe shtimin e presionit për mos integrim në jetën institucionale e shoqërore.
Postimi i plotë:
I papranueshëm arrestimi i shtetasit te Kosovës Milosh Shoshiq i cili është njëherësh edhe pjesëtar i Forcave te Sigurisë se Kosovës. Kjo sjellje e Serbisë ndaj qytetareve te Kosovës te komunitetit Serb ka për qellim ngjalljen e frikës dhe shtimit te presionit për mos integrim ne jetën institucionale dhe shoqërore te Kosovës.
Do te veprojmë ne bashkëpunim me partneret tanë dhe do protestojmë tek Bashkimi Evropian si lehtësues I Dialogut për te ndërmarre veprime te nevojshme qe te ndalin sjelljen anti-Evropiane te Serbisë. Komuniteti Serb ne Kosove është pjese e shoqërisë dhe jetës institucionale dhe jemi krenar me djemtë dhe vajzat e te gjitha komuniteteve qe shërbejnë ne FSK, Polici dhe sferat e tjera institucionale.
Asnjë presion I tille si ky nuk do te na ndalin te punojmë për një jete me te mire për te gjithë ne Kosove.
Fatkeqësisht rasti i fundit tregon se Serbia nuk është e interesuar për mirëqenien e Serbeve ne Kosove por për instrumentalizimin e tyre politik. Ka shtuar Pacolli /arbresh.info/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...