Me thirrjet “s’po shkohet n ‘shkollë”, “Cilësi në arsim”, “ku janë psikologët” “respektoni të drejtat”, “po du mu shkollu, e jo mem ngacmu”.
Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) organizoi marshin me moton “S’po shkohet n ‘shkollë”, në shenjë proteste me mungesën e cilësisë në arsim, sjelljet e profesorëve etj, të cilët me pankarta ne duar dhe brohoritje me thirrjet e lartcekura marshuan nga Sheshi Zahir Pajaziti e deri para teatrit kombëtar të Kosovës.
Protestën para Teatrit Kombëtar me një fjalim e hapi përfaqësuesi i Këshillit të Nxënësve, Denis Krasniqi.
“S’po shkohet n ‘shkollë se askush s’na mbron, nuk kemi as psikolog, nuk kemi as libra, hala mësojmë përmes diktimit dhe skriptes, librat janë me gabime.”
“Nuk shkohet n ‘shkollë se kemi frike nga ngacmimi seksual. E kjo përben hiç me pak se 33.4% e mësimdhënësve.”
Sot ne kërkojmë fokus ne arsim, cilësi në arsim, siguri në arsim. Mbrojtje, mirëqenie dhe barazi.”, tha Krasniqi./arbresh.info/

Tragjike në Alpet e Francës: Tre persona humbin jetën nga or...
Estonia uron Kosovën për 17 shkurt: Vazhdojmë forcimin e bas...
Zelensky: Populli ukrainas nuk do ta pranojë një marrëveshje...
Vengu: Lama, kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Ko...
Shënoi gol spektakolar, Vini fyhet në baza racore nga tifozë...
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...