Analisti Artan Muhaxhiri ka thënë se do të ishte i turpshëm dhe i pafalshëm bojkotimi i ceremonisë të varrimit të Heroit të Kombit Adem Demaçi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ai ka nënvizuar se nëse asgjë tjetër duhen respektuar vitet e burgut të Demaçit, ndërsa ka tërhequr paralele me varrimin e Ibrahim Rugovës, ku prezentë kanë qenë të gjithë, raporton klan kosova
Muhaxhiri ka kërkuar që të lihen anash politikat ditore dhe deklaratat politike dhe të respektohet jeta dhe vepra e Adem Demaçit në shërbim të çështjes kombëtare.
“Nëse LDK-ja e bojkoton ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit do të ishte e turpshme, sepse ai duhet të respektohet për vitet e burgut. Ky subjekt politik mund të mos pajtohet me deklaratat e tij pas viteve të 90-ta, por ato kanë qenë zgjedhje e tij. Por secili qytetar i vendit duhet të ketë respekt për vitet e burgut, për jetën e sakrifikuar në shërbim të kombit nga ai. Deklaratat politike janë diçka tjetër. Edhe Ibrahim Rugova ka pasur deklarata politike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por në varrimin e tij kanë marrë pjesë të gjithë”./klan kosova/
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...