Operatori publik i telefonisë “Vala” u bë edhe me një pikë shitëse – sot në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u bë inaugurimi i objektit më të ri të kësaj telefonie. Hapja e kësaj qendre u tha se do të ndihmojë qytetarët për shërbimet e tyre, duke e pasur kështu një pikë të kësaj telefonie në qendër të Prishtinës.
Në mënyrë ceremoniale, drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit, prenë shiritin e kuq dhe përuruan objektin e ri.
Drejtori Mustafa tha se kjo qendër i ngjason pikave shitëse të kompanive me renome botërore.
“Para gjashtë muaj kemi deklaruar që do ta ndryshojmë Valën, do ta ndryshojmë telekomin e Kosovës, dhe po besoj që po e dëshmojnë edhe raportet e pavarura që po dalin në sipërfaqe, që me të vërtetë Vala ka ndryshu. Mbi të gjitha, krahas ndryshimit të Valës jemi jashtëzakonisht të kënaqur që kemi rastin që pjesën më të bukur të qytetit tonë, sheshin kryesor të kryeqytetit, ta zbukurojmë, me një objekt i cili ka qenë jashtëzakonisht diskutabil me thënie të ndryshme, mirëpo më në fund sot po e bëjmë realitet, po ia dhurojmë Prishtinës një objekt jashtëzakonisht të mirë dhe një bukuri po e shtojmë për kryeqytetin e vendit tonë”, tha ai.
Ministri i Zhvillimit, Stavileci, duke folur për rëndësinë që kanë sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve elektronike në zhvillimin ekonomik, tha se shërbimet e reja në këto fusha, ndihmojnë në krijimin e vendeve të reja të punës.
“Po i shohim gjithandej që ky sektor përveç që i kontribuon zhvillimit ekonomik ka mundësi që me shërbimet e reja, sidomos me ato që sot janë bashkëkohore, të ofrojë edhe një qasje të re edhe sa i takon krijimit të vendeve të reja të punës. Sado që ndoshta tregu i telefonisë mobile për vete i ka disa probleme, jo vetëm në Kosovë por edhe vende tjera, si rezultat i aplikacioneve tjera, prapëseprapë mendoj që me shërbimet që bëhen, me kreativitetin dhe imagjinatën e cila vihet në funksion dhe dobi të konsumatorëve, mendoj që ka mundësi që edhe Vala, por edhe operatorët e tjerë të kësaj fushe, përsëri të kthehen në majat e suksesit të tyre”, tha ai.
Pika e re e operatorit të telefonisë Vala tashmë gjendet në sheshin “Zahir Pajaziti, përballë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
I pranishëm në inaugurimin e sallonit të ri të Valës ishte edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kos...
Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbre...
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...